Dëmtohen disa lapidarë të varrezave në fshatin Dyz të Podujevës

Kosova

Dëmtohen disa lapidarë të varrezave në fshatin Dyz të Podujevës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:28
Foto

Një person i moshës së mitur raportohet se ka dëmtuar disa nga lapidarët e varrezave të fshatit Dyz të Podujevës.

Siç ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, i dyshuari është intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe nënës së tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, ndërkohë që pa dhënë detaje tjera, Policia ka bërë të ditur se rasti po vijon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat