Abdixhiku: Ekrem Hyseni e ktheu LDK-në si parti e parë në Podujevë

Kosova

Abdixhiku: Ekrem Hyseni e ktheu LDK-në si parti e parë në Podujevë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 23:01
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se kandidati për kryetar, Dr. Ekrem Hyseni e ktheu LDK-në si parti e parë në Podujevë.

Ndërsa në balotazh do ta arrij fitoren e pritur.

LDK-ja kurrë nuk ka qenë më e bashkuar në Podujevë. Ekrem Hyseni është kandidati ynë, i ka të gjitha kompetencat për të bërë fushatën, për të bërë ekipin, për të bërë shtabin, dhe për të ecur përpara sepse ne kemi besuar në Ekremin dhe ai ka dëshmuar që është i denjë të vazhdoj të udhëheqë me procese të mëtutjeshme brenda LDK-së e domosdo edhe brenda Llapit.

Këtë e ka dëshmuar me rezultatin e parë kur ktheu LDK-në si parti e parë në Podujevë, e tash në balotazh do ta bëjë edhe fitoren e pritur”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat