Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës shpall zgjedhjet për legjislaturën e tretë të Kuvendit të OMK-së. (Oda e Mjekëve të Kosovës OMK - QKUK, Instituti A, kati i tretë, Prishtinë, orën 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për informatë dhe përgjigje në lidhje me rastin nr. KO93/21. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektligjin për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë për medie. (Selia qendrore rr. “Bajram Kelmendi”, ora 11:00)

LDK mban konferencë për media. (Shtabi për Prishtinë, ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga restorant “Simphony”, ora 13:00).

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka merr pjesë në aktivitete të ndryshme komunale:

10:00 - Vënia e gurthemelit të shkollës në Krushë të Vogël

10:40 – Vizitë në shtëpitë historike të familjes Arapi dhe Gjonaj, si dhe Jazi në afërsi të Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit ku kanë filluar punimet për restaurim nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor

13:00 – Vizitë në QMF në Lakuriq ku është bartur procesi i vaksinimit kundër Covid-19

13:30 – Vizitë në QKMF për promovim të Check-up’it që po realizohet në kuadër të Javës së Kancerit të Gjirit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat