Këshilli i Prindërve kundërshton bojkotin e mësimit në gjimnazin “Sami Frashëri”

Kosova

Këshilli i Prindërve kundërshton bojkotin e mësimit në gjimnazin “Sami Frashëri”

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 10:48
Gjimnazi "Sami Frashëri" në Prishtinë.

Kryesia e Këshillit të Prindërve ka kundërshtuar bojkotimin e mësimit nga profesorët e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Përmes një reagimi, Këshilli u spreh se bojkoti për shkak të pakënaqësive për përzgjedhjen e drejtorit të ri, është i pajustifikueshëm, pasi që këtë çështje duhet ta trajtojnë organet përgjegjëse.

Arsyeja përse një grup arsimtarësh atje po shkaktojnë bojkotimin e plotë të procesit mësimor, për shkak të pakënaqësive me përzgjedhjen e drejtorit të ri, në procedura të zhvilluara nga institucionet përgjegjëse të arsimit, është krejtësisht e pajustifikueshme, kur këtë çështje duhet ta trajtojnë organet përgjegjëse.

Vetëgjyqësia që këta arsimtarë po e bëjnë, në sy të të gjitha institucioneve shtetërore, përveç dëmit të madh që po ua shkaktojnë fëmijëve tanë (e edhe rrezikimit fizik të tyre nga shprehjet e pakontrolluara të pakënaqësisë), shfaq dhe tregon për prezencën dhe ndikimin që kanë strukturat joformale nëpër shkolla tona, dhe të cilat tentojnë të imponojnë me mjete joligjore vendimet e tyre krejt njëanshëm e jashtë rrugëve intitucionale”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Tutje, Këshilli thotë se janë të habitur dhe të mbllefosur për mosreagimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Inspektoratin e Arsimit, që sipas tyre “këqyr sehir e nuk merr asnjë masë”.

“Jemi, njëkohësisht, të habitur e të mllefosur me heshtjen e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, që e ka iniciuar këtë proces; me Inspektoratin e Arsimit, që këqyr sehir e nuk merr asnjë masë, por edhe me Ministrinë e Arsimit që nuk shqetësohet për mosmbajtjen e mësimit në një nga shkollat më të njohura e më të vlerësuara të kryeqytetit. Kjo është e pashembullt dhe e turpshme!

Iu bëjmë thirrje institucioneve vendimmarrëse për arsimin në kryeqytet: Komunën e Prishtinës, Inspektoratin e Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit që pa asnjë vonesë të marrin masa që bojkotimi të ndërpritet dhe fillimi të rifilloj”, thuhet tutje.

Ndryshe, e hëna është dita e katërt kur profesorët në gjimnazin “Sami Frashëri në Prishtinë po e bojtokojnë procesin mësimor, në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së emërimit të drejtoreshës së re.

Profesorët po e kundërshtojnë emërimin e drejtoreshës Fahrije Retkoceri, duke thënë se është emëruar jashtëligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat