Lansohet Parku Teknologjik i Integruar Bujqësor

Kosova

Lansohet Parku Teknologjik i Integruar Bujqësor

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 07:03
Ilustrim

Sot në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës do të bëhet ceremonia e hapjes zyrtare të projektit të Parkut Teknologjik të Integruar Bujqësor.

Faza e pilot projektit do të fillojë në 6 komuna. Përmes këtij projekti, Parku Teknologjik i Bujqësisë do të hapet edhe në 32 komuna të tjera.

Nëpërmjet hapjes së 55 serave, 5 qendrave të mbjelljes dhe 1 qendër hulumtuese ne do të shtrijmë metodat e reja teknologjike të kultivimit nëpër komunat e Kosovës.

Të pranishëm në event do të jenë delegacioni i lartë i huaj që do të bëj financimin e këtij projekti, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, kryetarë të komunave, përfaqësues nga OJQ dhe nga sektori privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat