Pesë komunat në Kosovë, që nuk po arrijnë t’i ruhen COVID-it

Kosova

Pesë komunat në Kosovë, që nuk po arrijnë t’i ruhen COVID-it

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 08:19
Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë aktualisht janë 440 raste aktive me koronavirus.

Mirëpo, nga të gjitha komunat prinë ajo e Prishtinës. Në kryeqytet janë 99 qytetarë që janë të infektuar me këtë virus.

E pas Prishtinës, vjen komuna e Ferizajt. Në këtë komunë janë 45 raste aktive me COVID-19.

Me 28 raste aktive me virusin korona, komuna e Prizrenit radhitet e treta.

E katërta është ajo e Gjilanit, ku 25 qytetarë janë të infektuar me koronavirus.

Ndërsa e fundit në këtë top-pesshe është komuna e Klinës, me 23 raste aktive.

Sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 14 persona kanë rezultuar pozitiv për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat