​Banorët e fshatit Henc ankohen për ujin, por del se nuk ka bakterie

Kosova

​Banorët e fshatit Henc ankohen për ujin, por del se nuk ka bakterie

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Konsumatorët e rrugës "Avdyl Henci", në fshatin Henc të Komunës së Fushë Kosovës, janë ankuar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina”, rreth cilësisë së ujit të pijes, por kjo e fundit ka sqaruar se pas analizave ka rezultuar se uji është në parametra të rregullt dhe nuk janë vërejtur ndonjë baktere, po as ndonjë aromë e keqe.

Sipas kompanisë, menjëherë pas ankesës kanë kontaktuar ekipet e laboratorit të KRU "Prishtina", me ç'rast janë bërë analizat e ujit të cilat kanë rezultuar që uji është në parametra të rregullt dhe nuk janë vërejtur ndonjë baktere, po as ndonjë aromë e keqe.

“Tashmë uji është ndërprerë për shkaqe sigurie dhe ekipet janë në terren për identifikimin e vatrës së kundërmimit.

Dyshimet janë se ndonjë nga puset private po futë ujin në sistemin e shpërndarjes. Mungesë të furnizimit për fshatin Henc do të ketë deri në identifikimin e vatrës kundërmuese”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat