​“Më gjeni”, ekspozita dedikuar të pagjeturve të luftës vendoset në sheshin e Prishtinës

Kosova

​“Më gjeni”, ekspozita dedikuar të pagjeturve të luftës vendoset në sheshin e Prishtinës

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një ekspozitë për të rikujtuar plagën e hapur që Kosova ka nga lufta e fundit është vendosur në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, ekspozitë kjo e cila do të qëndrojë në kryeqytet deri më datë 15 nëntor.

Eroll Murati në ekspozitën e tij të radhës me titull “ Më Gjeni” dhe me moton “Dikush është ende duke i pritur te dera që 20 vite”, ka vendor që me këtë skulpturë t’i kujtojë të zhdukurit e luftës.

Por që edhe kalimtarët e rastit në kryeqytet po ndalojnë dhe po i fotografojnë, pasi që kjo ngërthen në vete dhimbje të madhe.

Përndryshe janë edhe mbi 1,600 persona janë ende në listën e të zhdukurve nga lufta e Kosovës 1998-1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat