Xhafer Tahiri takon hoxhallarët e Vushtrrisë, premton se do të shërbejë me nder

Kosova

Xhafer Tahiri takon hoxhallarët e Vushtrrisë, premton se do të shërbejë me nder

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:19
Xhafer Tahiri me hoxhallarët

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka shkuar për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri.

Tahiri tha se mënyra më e mirë për përparimin e shoqërisë është shërbimi me nderë.

“Që nga koha e Medresesë ku ishim bashkë 4 vite, aty mësuam se shërbimi me nderë është detyrë e madhe, e me plot sfida, por se shërbimi me nderë është e vetmja mënyrë për përparimin e shoqërisë”, shkroi ai.

Kryetari aktual i Vushtrrisë shtoi se bashkë me hoxhallarët kanë ndihmuar rregullisht mbi 100 familje të kësaj komune.

“Gjatë pandemisë Covid 19, hoxhallarët i kishim në krah për të ndihmuar secilin, e në atë kohë të rëndë në Vushtrrinë tonë nuk kishte familje që nata e zënte pa bukë e mëngjesi të uritur, bashkë me vullnetarët u ndihmuan rregullisht mbi 100 familje vushtrriase”, është shprehur Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat