Mbi 742 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Kosova

Mbi 742 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 07:42
Ilustrim

Për mbrojtje nga koronavirus qytetarëve iu është bërë thirrje që marrinë vaksinat antiCOVID-19.

Përveç dozës së parë qytetarët do të duhet të marrin edhe dozën e dytë të kësaj vaksine.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 742.830 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të kësaj vaksine.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Aktualisht në Kosovë janë 447 raste aktive me coronavirus.

IKShPK njoftoi të martën për 11 raste të reja me COVID-19. Në këtë raport u bë e ditur edhe se asnjë qytetarë nuk ndërroi jetë si pasojë e infektimit me këtë virus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat