Mungonte për disa ditë në QKUK, sigurohet ilaçi për të sëmurët me kancer

Kosova

Mungonte për disa ditë në QKUK, sigurohet ilaçi për të sëmurët me kancer

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Barnatorja Qendrore e Klinikës Universitare të Kosovës është furnizuar sot me ‘‘Hereceptin’’, bari ky që mungonte që disa ditë dhe përdoret nga të sëmurët me kancer që trajtohen në Klinikën e Onkologjisë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi  ka treguar se kjo klinikë është furnizuar me ilaçin ‘‘Hereceptin’’.

‘‘Po jemi furnizuar dhe shpresojmë të mos na mungojë, ashtu kemi info’’, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se edhe shumica e ilaçeve tjera janë duke ardhur.

‘‘Betimi për Drejtësi’’, ka raportuar të shtunën për mungesën e këtij ilaçi.

Njëjtë, kishte raportuar në gusht të këtij viti se ky ilaç mungonte prej tre javësh, kurse më furnizimin e këtij ilaçi, drejtori i Onkologjisë kishte thënë se furnizimi i tij është i mjaftueshëm deri në tre mujorin e parë të vitit 2022.

“Hereceptin”, apo siç njihet ndryshe me emrin Trastuzumab, është një ilaç për kancer që përdoret në fazat e hershme edhe më të vona të kancerit të gjirit. Po ashtu përdoret edhe për trajtimin e kancerit të stomakut dhe kushton rreth 1 mijë e 500 euro.

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra, kishte thënë se pacientët që blejnë vetë barëra të Listës Esenciale duhet ta padisin shtetin dhe të kërkojnë kompensim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat