Mbi 23 mijë persona vaksinohen kundër gripit sezonal në Kosovë

Kosova

Mbi 23 mijë persona vaksinohen kundër gripit sezonal në Kosovë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:19
Ilustrim

Janë bërë më shumë se dy javë që kur në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Në vend kanë arritur 140.000 vaksina, ndërsa deri më tani janë vaksinuar mbi 23 mijë persona.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Rrezik për vaksinim kundër gripit sezonal në asnjë qendër për vaksinim nuk ka, sepse aty zbatohen masat dhe kriteret e sigurisë dhe mbrojtje kundër COVID-19, ndërsa numri gjithsej deri tani të vaksinuar kundër gripit sezonal është mbi 23 mijë persona”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

E kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë të sëmuret kronikë, personat 65 +, dhe shtatzënat, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Personat mbi 65 vjeç, të sëmuret kronikë, shtatzënat, lehonat dhe profesionistet shëndetësor, si dhe fëmijët me imunitet të komprometuar këta janë kategoria prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal”, njofton MSH-ja.

Në Kosovë ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja dhe viktimave të prekur nga COVID-19, ku sot janë shënuar 14 raste të reja dhe asnjë viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat