Driton Ajazi mbush sallën me përkrahës

Kosova

Driton Ajazi mbush sallën me përkrahës

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 22:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Drenasit e ka mbushur sallën me përkrahës së tij sonte në një tubim me qytetarët e kësaj komune.

Ai u tha mbështetësve të tij se nga 14 nëntori Drenasi do të frymojë lirshëm.

“Punoni edhe këto katër ditë për këtë ndryshim dhe na jepni mundësinë që ne të punojmë për ju katër vite, me nder dhe transparencë, e jo si të tjerët për interesa familjare dhe grupore, dhe që po duanë të kenë kontroll mbi çdo pore të jetës në Drenas. Dita e zgjedhjeve e bën qytetarin zot. Aty ai mund t’i ndëshkojë ata që pushtetin e përdorën për interesa të veta, e kundër interesit qytetar. Qytetarët dinë të ndëshkojnë dhe duhet të ndëshkojnë. Prandaj, dallimet partiake i kemi lënë anash. Jemi bashkë për t’ia dhënë goditjen e fundit të keqes dhe do të jemi bashkë për t’ia sjellë të mirat Drenasit në 4 vitet e ardhshme. Këtë ia kemi borxh para së gjithash fëmijëve tanë, të cilëve duhet t’ua bëjmë Drenasin të jetueshëm.”, tha Ajazi.

Ajazi është kundërkandidat i kryetarit aktual nga PDK, Ramiz Lladrovci. Ajazi deri pak para zgjedhjeve ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Pak para zgjedheve ai e braktisi PDK-në dhe arriti që ta dërgojë në balotazh komunën që llogaritet si bastion i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat