Abbott bën homazhe në Krushë të Madhe

Kosova

Abbott bën homazhe në Krushë të Madhe

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:41
Nicholas Abbott ka bërë sot gjatë ditës homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë sot gjatë ditës homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë në ditën kur në vendin prej nga vjen është dita kur përkujtohen të gjithë ata që kanë vdekur gjatë luftërave.

“Sot njerëzit në Britaninë e Madhe kanë kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur gjatë konflikteve.

Në këtë ditë përkujtimi kam bërë nderime pranë Memorialit në Krushë të Madhe. Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat