Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani merr mbështetje nga AAK, GIG dhe Pokret Za Gora

Kosova

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani merr mbështetje nga AAK, GIG dhe Pokret Za Gora

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:09
Pamje nga takimi

Dragash, 11 nëntor 2021- Kryetari i Dragashit, njëherit kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, Shaban Shabani sot ka bërë koalicione parazgjedhore me tri parti për garën e balotazhit të Zgjedhjeve Lokale.

Shaban Shabanin më 14 nëntor do ta mbështesin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe partitë e minoriteteve GIG dhe Pokret Za Gora.

Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Sahiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi.

Me besimin e qytetarëve të Dragashit dhe me mbështetjen e këtyre partive, Shaban Shabani do të vazhdojë qeverisjen e mirë, të hapur dhe zhvillimore edhe për katër vitet e ardhshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat