Krasniqi: PDK s’thyhet asnjëherë në Drenas, Lladrovci do të vazhdojë qeverisjen

Kosova

Krasniqi: PDK s’thyhet asnjëherë në Drenas, Lladrovci do të vazhdojë qeverisjen

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 23:59
Krasniqi sot ka qëndruar në Drenas për të përkrahur kandidatin e partisë së tij Ramiz Lladrovci.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi sot ka qëndruar në Drenas për të përkrahur kandidatin e partisë së tij Ramiz Lladrovci.

“Atmosferë mobilizuese dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm në Terstenik të Drenasit për fitoren e madhe të PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit më 14 nëntor”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Drenasi nën udhëheqjen e Lladrovcit është shpallur komuna me performancën më të mirë në Kosovë, por tha se më e rëndësishme se kjo, është “vlerësimi pozitiv i qytetarëve të Drenasit, pa dallim, për t’ia besuar përsëri votën Ramiz Lladrovcit, që komuna ku ata jetojnë të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej me implementimin e projekteve kapitale nga një kryetar punëtor, që prioritet e ka përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve”.

“Ky është realiteti dhe kjo është e vërteta e patjetërsueshme, pavarësisht shpifjeve dhe tendencave të ulëta të atyre që duan ta përbuzin vullnetin e qytetarëve të Drenasit”.

“PDK nuk thyhet asnjëherë në Drenas. Ramiz Lladrovci do të vazhdojë të qeverisë në këtë bastion tonin të pathyeshëm, me rikonfirmimin e besimit qytetar për të më 14 nëntor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat