Krasniqi: Sot ndjeva frymën e fitores në Shtime

Kosova

Krasniqi: Sot ndjeva frymën e fitores në Shtime

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 00:07
Memli Krasniqi në Shtime

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se gjatë qëndrimit të tij në Shtime në përkrahje të kandidatit për kryetar komune Naim Ismajli pa frymën e fitores.

“Frymën e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në Shtime, si asnjëherë gjatë këtyre muajve, e ndjeva sonte në mesin e qytetarëve të kësaj komune, të cilët janë bërë bashkë në përkrahje të kryetarit Naim Ismajli”.

“Jo vetëm përkrahësit e aktivistët tanë, por secili në Shtime e di mirë se të gjitha të arriturat e mëdha në këtë qytet e kanë vulën e PDK-së dhe të kryetarit Ismajli. Komuna e Shtimes është një prej atyre shembujve reprezentativ të modelit zhvillimor qeverisës të PDK-së në nivel lokal”.

Krasniqi tha se qytetarët e Shtimes kanë vendosur që më 14 nëntor ta votojnë numrin 177, që Naim Ismajli të vazhdojë “ta jetësojë edhe më tej vizionin e tij për zhvillimin dhe transformimin e kësaj komune”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat