Kuçi, të rinjve junikas: Do të fitojmë më 14 nëntor!

Kosova

Kuçi, të rinjve junikas: Do të fitojmë më 14 nëntor!

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 00:11
Junik

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, në një postim të bërë në Facebook është shprehur i bindur se do të fitojë të dielën këtë komunë.

Ai i ka falënderuar të rinjve junikas duke shtuar se mandatin e marrë do t’ua dorëzojë atyre.

“Mandatin e marrë nga ju, do të jua dorëzoj vetëm juve, të rinjve të Junikut! Faleminderit nga zemra rini e mrekullueshme e Junikut! Jemi bashkë gjithmonë. Bashkë do të fitojmë më 14 nëntor”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

Kujtojmë se në zgjedhjet e së dielës, Agron Kuçi do të garojë kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat