Silueta e dinosaurit do të projektohet sot në ndërtesën e qeverisë

Kosova

Silueta e dinosaurit do të projektohet sot në ndërtesën e qeverisë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 07:08
Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit do të projektojnë një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë për të shënuar mbylljen e samitit global të klimës COP26 dhe promovuar fushatën globale për ndryshimet klimatike të titulluar Mos Zgjidh Shfarosjen.  

Qëllimi i fushatës globale njëvjeçare është të rrisë ndërgjegjësimin mbi urgjencën për t'u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe kalimi në energji më të pastër dhe një nga karakteristikat kryesore të saj është personazhi i Frankie the Dino (Dinosauri Frenkie), i cili, në emër të specieve të tij, dërgon një mesazh se ne duhet të veprojmë tani - përpara se kërcënimi i zhdukjes së njerëzimit të bëhet realitet.  

Përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Presidencës, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së; Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim; Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, përfaqësues të komunitetit diplomatic dhe zyrtarë të tjerë vendor do të jenë të pranishëm për projekcionin e Dinos në muret e ndërtesës.

Në ngjarje do të jetë i pranishëm edhe Dino i punuar në Kosovë për bashkëbisedim dhe fotografim me pjesëmarrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat