​Konsumi i energjisë elektrike rritet me 23.11 për qind

Kosova

​Konsumi i energjisë elektrike rritet me 23.11 për qind

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:46
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar bilancin i energjisë për tremujorin e tretë 2021.

Vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit gjatë kësaj periudhe ishte rreth 1.88 milionë ton, ndërsa sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 358.2 GWh dhe në hidrocentrale rreth 41.1 GWh.

Gjatë kësaj periudhe janë importuar 919.9 GWh energji elektrike, derisa janë eksportuar 841.7 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e tretë 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 125.9 GWh energji elektrike, ose 23.11 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat