Tahiri këmbëngulës: Vushtrria nuk bën me u kthy 4 vite prapa

Kosova

Tahiri këmbëngulës: Vushtrria nuk bën me u kthy 4 vite prapa

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 22:25
Xhafer Tahri

Xhafer Tahiri, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe njëkohësisht kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës gjatë ditës së sotme përmes një video mesazhi ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

Tahiri ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë të dielën numrin 160, pasi që thotë se Vushtrria nuk bën me u kthy 4 vite mbrapa.

“Na priftë e mbara” thotë ndër të tjerash Tahiri.

Postimi i plotë:

Ju qytetarë të qytetit më të vjetër, keni inspiruar çdo të ri, si mua, të ndjekë ëndrrën e vet. Ju keni besuar idetë e reja e vizionin e një të riu që të udhëheq ndryshimin e domosdoshëm.

Të gjitha zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje. Sfidat si pandemia na kanë bëre edhe më të fortë.

Projektet tona sjellin përparimin e domosdoshëm të qytetit tonë, punësim për të gratë e të rinjtë e Vushtrrisë.

Ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë.

Faleminderit

I juaji përgjithmonë

#Xhafa160

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat