​Ngjarjet e datës 14 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 14 nëntor

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Qendra mediale e KQZ-së, kati 4, ora 08:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha voton në SHF "Bajram Curri" në fshatin Sllatinë e Madhe. (Ora 08:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia voton te vendvotimi në shkollën "Ali Sokoli". (Ora 09:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama voton në Fakultetin Ekonomik/Juridik, qendra 1913E. (Ora 09:00)

Kandidati i LVV për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, do të votojë në shkollën "Abaz Ajeti" (Ora 09:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Vitisë, Arsim Ademi voton në Shkollën Fillore "28 nëntori" në fshatin Verban. (Ora 09:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Fushë Kosovës voton në shkollën "Zejnel Salihu", në fshatin Bardh i Madh. (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Dardanës, Kadri Rrahimaj voton në Shkollën Fillore “Skenderbeu”, fshati Kopernicë. (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu voton në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, fshati Godanc i poshtëm. (Ora 10:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica voton në shkollën “Xhelal Hajda – Toni”, në Rahovec. (Ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, do të votojë në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”. (Ora 10:00)

Kandidatja e LVV për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila do të votojë në shkollën fillore "Yll Morina" (Ora 10:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, voton në QV "Ali Sokoli, në Prishtinë. (Ora 10:00)

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, do të votojë në shkollën “Fehmi Agani” në fshatin Turjakë. (Ora 10:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, voton në qendrën e votimit 2001A. (Shkolla e Mesme "Remzi Ademaj" Prizren, ora 10:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, voton në Shkollën "Xhevë Lladrovci" në Gllanasellë. (Ora 10:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, voton në Shkollën “Mustafë Venhari”, në Vushtrri. (Ora 10:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, voton në Shkollën e Mesme "Naim Frashëri", në Shtime. (Ora 10:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Esat Raci, voton në fshatin Jashanicë e Ulët, në Klinë. (Ora 10:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku voton në SHF "Faik Konica" në Prishtinë. (Ora 10:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri voton në SHF "Abaz Ajeti", në Gjilan. (Ora 10:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati voton në SHF “Martin Camaj”, në Gurrakoc. (Ora 10:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti voton në SHF "Ahmet Hajdari", në fshatin Begunc të Komunës së Vitisë. (Ora 10:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri voton në SHF “Nazmi Zhegrova”, në fshatin Stanoc i Poshtëm. (Ora 10:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini voton në SHMU “28 Nëntori”, në Bresane, Dragash.(Ora 10:30)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, voton në Kaçanik të Vjetër. (Ora 10:30)

Ambasada Britanike në Prishtinë organizon ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, ku do kujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotel Grandit në qendër të Prishtinës, ora 10:30)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti voton te vendvotimi në Fakultetin Juridik. (Ora 10:30)

Kandidati për mandatin e dytë për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e AAK-se, Ardian Gjini, voton në shkollën "Mustafa Bakija.(Ora 11:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, voton në Shkollën Fillore "Hasan Prishtina", në Prishtinë. (Ora 11:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, voton në fshatin Lubizhdë në Malishevë. (Ora 11:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, voton në shkollën "28 Nëntori" në Brodosanë. (Ora 11:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni voton në SHF "Luigj Gurakuqi”, në fshatin Batllavë. (Ora 11:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu voton në SHF “Edmond Hoxha”, në Junik. (Ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi voton në Shkollën “Ilir Konushefci”, në fshatin Lluga. (Ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Obiliqit, Halil Thaçi voton në shkollën " Hasan Prishtina " në Milloshevë. (Ora 11:00)

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, do t’i vizitojë disa qendra të votimit nëpër Kosovë. (Shkollën Fillore “Faik Konica”, Qendra e Votimit 1903e, rruga "George Bush", Prishtinë, mes orës 11:00 dhe 11:15)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00. (Qendra mediale e KQZ-së, kati 4, ora 11:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Kaçanikut, Jeton Raka voton në fshatin Bob, shkolla "Idriz Seferi".(Ora 11:44)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zgjedhjet lokale do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.(Ora 12:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.(Rreth orës 12:00)

Kryeparlamentari Glauk Konjufca voton te vendvotimi në Fakultetin e Edukimit. (Ora 13:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së, ora 17:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00. (Qendra mediale e KQZ-së, kati 4, ora 19:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat