Menaxherëve në Drenas u ndalohet të flasin për gazetarë

Kosova

Menaxherëve në Drenas u ndalohet të flasin për gazetarë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Në qendrën më të madhe të votimit në Drenas, e cila është shkolla “Rasim Kiqina”, menaxherja e qendrës së votimit dhe njëkohësisht edhe drejtoresha e shkollës, Flakarta Gllareva, ka refuzuar të flas me ekipin e gazetarëve për procesin e votimit në këtë qendër.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, e ka arsyetuar këtë duke thënë se shumica e menaxherëve të qendrave të votimit janë edhe drejtorë të shkollave.

Por se nuk janë të njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si duhet.

Andaj për të mos bërë ndonjë gabim, iu është ndaluar që të flasin para kamerave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat