​Tahiri: Sot ditë feste, dilni e votoni

Kosova

​Tahiri: Sot ditë feste, dilni e votoni

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:02
Xhafer Tahiri

Kryetari aktual, njëherit edhe kandidati për të parin e Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri ka votuar.

Ai pasi kreu procesin e votimit, tha se sot është një ditë feste.

Tahiri u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sot është ditë feste, dilni e votoni të gjithë për qytetin që e duam”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkohë që sot në Kosovë po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Në garë për të parin e Vushtrrisë është kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri dhe ai i PDK-së, Ferit Idrizi.

Në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën me 17 tetor, Tahiri mori besimin e 9 mijë e 956 qytetarëve, kurse Idrizi arriti që të marrë votën e 10 mijë e 247 qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat