Interesim i ulët, 31 serb kanë votuar deri më tani në fshatin Vide të Klinës

Kosova

Interesim i ulët, 31 serb kanë votuar deri më tani në fshatin Vide të Klinës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Në fshatin Vide të komunës së Klinës, i banuar tërësisht nga komuniteti serb, deri më tani kanë votuar 31 persona me të drejtë vote.

Sipas menaxherit të kësaj qendre gjatë gjithë ditës ka pasur një proces të rregullt zgjedhorë.

“Votimi ka fillu me kohë në ora 7 deri tash kanë dal ata që kanë dal kurrfarë probleme nuk kemi pas”

Ai deklaron se shumë pak persona kanë votuar në qendrën e votimit që udhëheqë, kjo sipas tij sepse kandidatët për kryetarë nuk i kanë motivuar sa duhet qytetarët.

Tutje ai bënë të ditur se asnjëherë nuk kanë  votuar të gjithë personat që kanë pasur të drejtë në këtë qendër votimi.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë fshat të Klinës kanë pasur të drejtë votë afër 360 persona.

Ata do të mund të votojnë për njërin nga kandidatët, Zenun Elezaj nga AAK dhe Esat Raci nga PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat