Mot me diell dhe vranësira kalimtare gjatë kësaj jave

Kosova

Mot me diell dhe vranësira kalimtare gjatë kësaj jave

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Në këtë javë do të mbajë mot kryesisht të ngjashëm me diell dhe vranësira kalimtare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius.

Në fundjavë do të ketë mot me vranësira të dendura, nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu.

Image

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat