Inagurohet Qendra e Pritjes për Migrantë në Vranidoll

Kosova

Inagurohet Qendra e Pritjes për Migrantë në Vranidoll

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Pamje nga inaugurimi

Ambasadori i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog tha ka sfida sa i përket përballjes me migracionin në Kosovë.

Ai ka falënderuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë në Qendrën e Migrimit pasi, siç tha ai, nuk ka pasur shpërthum të virusit.

Ai tha se BE deri tash ka investuar 7 milionë euro për menaxhimin e migrimit.

Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson tha se nëpërmjet kësaj qendre të azilit, të gjitha këto veprime tregojnë për një vlerësim të qeverisë për pranimin e njerëzve të cenueshme në mënyrë të dinjitetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat