​Shqiptohen 174 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Kosova

​Shqiptohen 174 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:45
Ilustrim

Qytetarët në Kosovë po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19. Masa këto të cilat i vendosi qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Për mosrespektim të masave policia po vazhdon të shqiptojë edhe gjoba.

Vetëm brenda një dite policia raporton se shqiptoi 174 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend vazhdojnë të jenë në fuqi masat për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat