Në një fshat të Kamenicës festojnë me tupana se Kadri Rahimaj i VV-së i ndali reformat

Kosova

Në një fshat të Kamenicës festojnë me tupana se Kadri Rahimaj i VV-së i ndali reformat

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qëndron Kastrati ka humbur zgjedhjet lokale në Komunën e Kamenicës. Më së shumti, reforma që e bëri Kastrati në arsim ndikoi që të dielën të fitonte kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj.

Në disa fshatra të Kamenicës kanë festuar pas rezultatit të zgjedhjeve. Njëri nga ata qytetarët që ishin të revoltuar me reformën që e ndërmori Kastrati, e ka shprehur në Facebook gëzimin e tij për fitoren e Rahimajt, me një nivel të tmerrshëm drejtshkrimi.

“Sod asht gzim ipa prshkrum per fshati ton pas 2 vite bylljen ,uripa shkolla jon fal qedrushmris te fshatarve edhe fitores te Kadri Rahimaj u rihap”, ka shkruar ai.

Në një video të publikuar nga festa në një fshat të Kamenicës, ku shihen një grumbull njerëzish që kërcejnë në rrugë.

LVV-ja gjatë fushatës në kamenicë, hapjen e shkollave dhe ndaljen e reformave në arsim e kishte theksuar vazhdimisht.

Kastrati të dielën ishte i pari nga kandidatër për kryetarë komunash që e pranoi humbjen.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”, shkroi Kastrati, duke i falenderuar ata që e mbështetën.

“Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!”, shkroi Kastrati.

Kastrati planifikonte t’i zbatonte reformat në 10 shkolla. Riorganizimi i shkollave u nis për shkak të numrit të vogël të nxënësve në disa prej tyre, e cila ndikonte edhe në cilësinë e arsimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat