Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

Kosova

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:17
Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore e Diabetit. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me AQH dhe me IRSHP në Gjilan.

Me këtë rast një ekip i QKMF-së në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje si dhe kanë bërë matjen e sheqerit në gjak.

Me këtë rast ekipin i cili po merrej me këtë aktivitet e kanë vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Valentina Mehmeti.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli – Halili potencoi se kjo komunë po vazhdon me shënimin e ditëve të ndryshme të shëndetësisë me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme dhe parandalimin e pasojave. Ajo gjithashtu pati edhe disa këshilla për personat me diabet.

” Këshillojmë pacientet me diabet që të kontrollojnë peshën e tyre, të bëjnë kufizimin e sheqernave të rafinuara si dhe të rrisin konsumin e sasisë së fibrave në dietë dhe të këshillohen me mjekun".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat