Ngjarjet e datës 17 nëntor

Kosova

Ngjarjet e datës 17 nëntor

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 00:10
Salih Mustafa

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020; shqyrtimi në parim i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim-amendamente të Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Mbahet konferencë e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit të UP-së, për të shprehur qëndrimet zyrtare në kundërshtimin e mbajtjes së afatit të nëntorit me një provim. (Para Fakultetit të Edukimit rr. “Agim Ramadani”, ora 10:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat