“Invazivët” dalin kundër kthimit në Klinikën Kardiologjike

Kosova

“Invazivët” dalin kundër kthimit në Klinikën Kardiologjike

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Ka mbi dy muaj prej që ka nisur punën një grup punues ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, për ndryshimin e statutit të SHSKUK-së.

Ndryshim ky që parasheh ribashkimin e Kardiologjisë Invazive me Klinikën e Kardiologjisë.

Mirëpo kardiologët invaziv përsëri po e kundërshtojnë këtë ide, ndaj rishtas kanë adresuar një ankesë tek MSh-ja, me arsyetimin se nuk janë përfshirë në grupin punues, përkundër që në të ka qenë një kardiolog.

Përfaqësuesi i kardiologëve invaziv Daut Gorani, thotë se kjo çështje nuk do të marr epilog pa ta dhe se zgjidhja e vetme është që Kardiologjia Invazive të qëndrojë  në kuadër të  Klinikës së Kardiokirurgjisë siç është aktualisht, ose të jetë e pavarur.

Derisa, Kreu i Shoqatës së Kardiologëve Gani Bajraktari  thekson se Ministria nuk duhet ta lejojë vazhdimin e gjendjes ekzistuese.

Ndërkaq nuk dihet se kur Ministria do të vendos përfundimisht për këtë ndryshim, të cilin e ka propozuar bordi i SHSKUK-së në mars të këtij viti.

Kujtojmë se në 2017 ishte hera e fundit kur kardiologjia invazive iu ri-bashkëngjit kardiokirurgjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat