Kosova dëbon 4 rusë, kërkohet vëmendje ndaj ndikimit të Rusisë

Kosova

Kosova dëbon 4 rusë, kërkohet vëmendje ndaj ndikimit të Rusisë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:30
Leposaviq

Kosova ka dëbuar katër shtetas rusë të cilët u arrestuan për kalim ilegal të kufirit.

Rusët kishin kaluar në tokën kosovare nga Serbia përderisa u zunë në një fshat të Leposaviqit.

Ky është rasti i dytë për sivjet  i debimit të shtetasve të Federatës Ruse. Më 22 tetor u shpallën persona “non grata” dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Moskës në Prishtinë.

Për ndalimin e ndërhyrjeve Rusisë në Ballkan dhe mundësinë e një lufte të re ish-Ministri i Punëve të Jashtme në Britani të Madhe, William Hague, ka kërkuar ndërhyrje të NATO-s sidomos në Bosnjë Herzegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat