​Ngjarjet e datës 18 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 18 nëntor

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 00:20
Qeveria e Kosovës

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:00)

Dita e dytë e konferencës shkencore “Ndikimi i COVID-19 në humbjen mësimore, pasojat në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit. (Zoom, ora 09:00-15:30)

Departamenti i Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë mbajnë konferencën “Kthesa hapësinore në filozofi”. (Fakulteti Filozofik, kati përdhes, salla 14, ora 09:15)

Vazhdon seanca gjyqësore kundër Salih Mustafës. (Hagë, 09:30- 16:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Përurohet laboratori i rinovuar i Patologjisë, donacion nga Care for Kosova Kids, ku do të jetë prezent edhe ambasadorja e Holandës në Kosovë. (QKUK, ora 10:00)

Publikohet “Doracaku për Mësimdhënës me Aktivitete mbi të Drejtat e Fëmijëve". (MASHTI, ora 10:00-12:00)

Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS së bashku me Tempullin, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit shënojnë Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor. (Lokacioni Lebanë rruga për Podujevë, ora 10:00)

Zyra e BE në Kosovë dhe UNDP do të dorëzojnë dy klinika mobile për ofrimin e shërbimeve bazë për personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit në mbarë Kosovën. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor bëhet dhurimi vullnetar i gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku. (Akademia Tempulli, ora 12:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën “Më i mirë është varri se sa mos me ditë”. ( Pallati i Rinisë dhe Sporteve, salla e Atelesë, ora 17:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mban ligjëratë duke vënë fokusin te libri i tij, “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G. W. F. Hegel”. (Qendra "Libart", biblioteka “Hivzi Sulejmani” lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 18:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat