“Qytetarët vlerësuan seriozitetin në garë dhe programin e kandidatëve”

Kosova

“Qytetarët vlerësuan seriozitetin në garë dhe programin e kandidatëve”

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:30
Jehona Lushaku-Sadriu

Opinionistja, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit qytetarët e kanë shikuar vërtetë programin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe e kanë pasur ndjesinë për ata që e kanë marr seriozisht garën.

“Gara në Prishtinë tregon se serioziteti i një kandidati, paraqitja e hershme e programit dhe puna në terren e ka shpërblyer një kandidat që para gjashtë muajve ka qenë një anonim, madje edhe për vet partinë, përkundrejt një ministri që e ka pasur një simpati paraprake. Pavarësisht perceptimeve, qytetarët kanë vlerësuar seriozitetin në garë, programin dhe qasjen ndaj qytetarëve dhe komunës”.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve komunale reflekton edhe në reformën dhe ndryshimet që i kanë bërë partitë brenda vetes”.

“Vetëvendosje s’ka qenë shumë serioze në gara. Kemi parë kandidatë që s’kanë pasur performancë të mirë, dhe në anën tjetër kemi parë tendencë të kryeministrit për ta vazhduar diskursin e përgjithësimit dhe kauzave që tenton t’i shtyjë përpara, si luftimi i korrupsionit, pra gjëra me ngjyra popullsite që në zgjedhjet lokale nuk janë të dobishme”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat