Kosova pjesë e Aplikacionit Mobil për cilësinë e ajrit të Agjencisë së Mjedisit të Evropës - European Environment Agency (EEA)

Kosova

Kosova pjesë e Aplikacionit Mobil për cilësinë e ajrit të Agjencisë së Mjedisit të Evropës - European Environment Agency (EEA)

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Ilustrim

Agjencia e Mjedisit të Evropës, ka lansuar Aplikacionin Mobil për cilësinë e ajrit i cili është në dispozicion të publikut për raportim në kohë reale e të dhënave për cilësinë e ajrit krahas monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës duke përfshirë edhe Kosovën.

 Kosova prezanton të dhënat në kohë reale nga Stacionet e Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametra kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat e pluhurit PM10, Grimcat e pluhurit PM2.5, Dyoksidin e Azotit (NO2), Ozonin (O3) dhe Dyoksidin e Sulfurit (SO2).

 Aplikacioni ju ndihmon qytetarëve të gjejnë përgjigje për pyetje të rëndësishme lidhur me cilësinë e ajrit:

“Si është cilësia e ajrit sot?”

“Si do të jetë cilësia e ajrit nesër?”

“Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrësh për ta mbrojtur shëndetin?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat