​Nesër mbahet protesta e punëtorëve të Ferronikelit

Kosova

​Nesër mbahet protesta e punëtorëve të Ferronikelit

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 23:21
Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli”

Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli” do të protestojnë të martën para Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Pavarur të “Ferronikelit”, protesta do të fillojë nga ora 12:00.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë.

Ata mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat