Lajmëtarët e parë të lirisë së Kosovës

Kosova

Lajmëtarët e parë të lirisë së Kosovës

Nga: Adem Bytyqi Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:53
Adem Bytyqi

Nxjerrë nga ditari i jetës: Me 05 prill 1989, u ekzekutuan në mënyrë makabre vëllezërit Din dhe Arsim Paqarizi nga fshati Dragobil, komuna e Malishevës.

Lajmëtarët e parë të lirisë së Kosovës.

Me kujtohet si sot, në atë botë punonim në ish Komunën e Malishevës, konkretisht në Drejtorinë komunale të hyrave shoqërore me shokë, kurë papritmas na erdhi lajmi i kobshëm për humbjen e jetës së këtyre dy filizave, këtyre dy dëshmorëve të parë të lirisë së Kosovës.

Në këtë kohë forcat ushtarake serbo Jugosllave ndodheshin në vendin e quajtur Goleshi i MALISHEVËS, këta dy të rinj duke kaluar aty pranë, thonë se e humbën jetën aksidentalisht për të humbur gjurmët e krimit edhe pse në realitet ishte vrasje e qëllimshme, për të shkaktuar trazira, për të vrarë sa më shumë shqiptarë të pafajshëm...kështu edhe ndodhi pas disa ditësh, filluan të vrasin udhëtarë të rastit gjithandej në fshatra të Komunës së Malishevës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat