Diskutohet për dekarbonizimin e sektorit të ngrohjes në Kosovë

Kosova

Diskutohet për dekarbonizimin e sektorit të ngrohjes në Kosovë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 07:02
Ilustrim

Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit "Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit", organizon tryezën e diskutimit me temë "Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë".

Furnizimi me ngrohje për qytetarët e Kosovës mbetet sfidë e madhe! Mbi 50% e qytetarëve nuk mund të sigurojnë ngrohje të mjaftueshme për shtëpitë e tyre.

Sistemet e ngrohjes sipas BGF-së janë kryesisht vetanake dhe Kosova ka zhvillim tepër të vogël të ngrohtoreve qëndrore.

Për më tepër, burimet kryesore të energjisë të cilat qytetarët e Kosovës përdorin për ngrohje janë kryesisht energjia elektrike dhe prerja e drunjëve.

Këto dhe shumë probleme tjera, janë çështjet që do të diskutohen pas prezantimit të Punimit Diskutues: “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë – Praktikat më të mira” nga BGF.

Pjesëmarrëse në tryezë do të jetë znj. Artane Rizvanolli - Ministre e Ekonomisë, dhe zyrtarë tjerë relevant për temën që do të diskutohet për të shpalosur veprimet që qeveria është duke ndërmarrë.

Aktiviteti mbështetet nga nga Fondacioni Heinrich Boll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat