Prokuroria për dentistin: S’ka dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale

Kosova

Prokuroria për dentistin: S’ka dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë kallëzimin penal kundër të dyshuarit F.H., pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, për veprat penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Ngacmimi seksual”.

Komunikata:

Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari  F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura.

Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat