Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut

Kosova

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:16
Pamje nga takimi

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, i udhëhequr nga kryetarja e Gjykatës, znj. Gresa Caka – Nimani, qëndroi në Shkup për vizitë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, të martën, më 7 dhjetor 2021.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin maqedonas, kryetarja Caka - Nimani dhe homologia e saj, znj. Dobrila Kacarska, diskutuan bashkërisht me gjyqtarët e të dy gjykatave mbi modalitetet e intensifikimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit institucional në fushat me interes të ndërsjellë.

Të dyja palët u dakorduan për hapat e radhës që duhet ndërmarrë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit, me fokus të veçantë në shkëmbin e përvojave drejt avancimit të praktikave përkatëse gjyqësore.

Në vijim të vizitës, gjyqtarët e të dy gjykatave morën pjesë në punëtorinë e përbashkët të organizuar përkitazi me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, me referencë të veçantë në zbatimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Image
Foto nga takimi i Kryetares Caka - Nimani me kryetaren e Kushtetueses së Maqedonisë së Veriut, Dobrila Kacarska
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat