SHSKUK: Kjo është gjendja e pacientëve me COVID

Kosova

SHSKUK: Kjo është gjendja e pacientëve me COVID

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së, në trajtim mjekësor janë 37 pacientë.  

Sipas SHSKUK’së, 6 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 31 të tjerë janë post-covid. 

10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti i SHSKUK’së sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacientë me maskë oksgjeni

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat