KFOR organizoi aktivitetin bamirës “Vrapo Babadimër, kontribuo për familjet në nevojë”

Kosova

KFOR organizoi aktivitetin bamirës “Vrapo Babadimër, kontribuo për familjet në nevojë”

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:50
Vrapimi u zhvillua brenda Camp Film City, Shtabi i KFOR-it

Organizimi bamirës “Vrapo Babadimër, kontribuo për familjet në nevojë” është mbajtur për herë të 6-të. Ngjarja ka nisur fillimisht nga OJQ-ja ‘Projekti 5 Cent’ dhe është koordinuar nga Zyra e Këshilltarit për Çështje Gjinore të KFOR-it.

Këtë herë, për shkak të kufizimeve për mbrojtje kundër COVID-19, vrapimi u zhvillua brenda Camp Film City, Shtabi i KFOR-it.

Të gjitha fondet e mbledhura nga shitjet e kostumeve të Babadimrit do të ofrohen për familjet në nevojë.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, më shumë se 200 vrapues nga disa kombe të komunitetit të KFOR-it morën pjesë dhe vrapuan së bashku me udhëheqësit e KFOR-it, përfshirë komandantin, gjeneralmajor Ferenc Kajari, shefin e shtabit, gjeneral brigade John MAIER, dhe CSM Tamas ZSIROS.

KFOR-i është i besueshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të mbështetur njerëzit që jetojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat