Konjufca ndien dhimbje për vdekjen e 70 personave nga tornadoja vdekjeprurëse në ShBA

Kosova

Konjufca ndien dhimbje për vdekjen e 70 personave nga tornadoja vdekjeprurëse në ShBA

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 22:04
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mbrëmjen e së shtunës, ka thënë se ndien dhimbje për vdekjen e mbi 70 personave në Kentucky të ShBA-së, si pasojë e një tornadoje vdekjeprurëse.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka dërguar lutje që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpjet dhe me sa më pak pasoja.

“Bashkëndjejmë me dhembje të madhe për fatkeqësinë në Kentucky dhe Tennessee të ShBA-së dhe tmerrin nëpër të cilin po kalojnë qytetarët amerikanë në këto momente të vështira.

Qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për humbjet e shumë jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve amerikanë. Lutemi që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat