​“Vrapo Babadimër” minimaratonës që po ndihmon familje në nevojë

Kosova

​“Vrapo Babadimër” minimaratonës që po ndihmon familje në nevojë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Minimaraktona humanitare “Vrapo Babadimër”, edhe në këtë vit ka mbledhur qindra fëmijë në sheshin e Prishtinës, ku përvec vrapimit dhe aktiviteteve të shumta, me mjetet e mbledhura do të ndihmohen rreth 700 familje në menvojë.

Ky ëështë edicioni i gjashtë, i cilinë të ardhmen do të mbështetet edhe më shumë nga Komuna e Prishtinës. Aty kishte edhe rroba të babadimrit të cilat shiteshin me një çmim për të rriturit 10 euro, ndërkaq për fëmijët 5 euro. Ndërsa, pati edhe performanca nga grupe të baletit, kore dhe këngëtarë të ndryshëm.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, potencoi se organizimet e tilla do t’i përkrahin por edhe do t’i realizojnë. 

Rama:Është një ndjenjë fantastike, një energji shumë e mirë

“Është një ndjenjë fantastike, një energji shumë e mirë, shumë pozitive. Këto festivale do t’i bëjmë dhe do t’i përkrahim shumë e më shumë. Përveç që krijohet një energji shumë e mirë për qytetarët, për fëmijët për të gjithë, gjithashtu është edhe një organizim bamirësie, kjo organizatë iu ndihmon familjeve në nevojë, kështu që në këtë rast rreth 700 familje do të ndihmohen si rezultat i këtij organizmi. Kështu që ne gjithmonë do të jemi përkrahës të këtyre festivaleve, ku do të ketë edhe më shumë në të ardhmen”, potencon Rama

Ndërkaq, organizatori Jusuf Islami tha për KosovaPress, se ky vit është edicioni i gjashtë i “Vrapo Babadimër”, ku do t’i ndihmojnë rreth 700 familje.

Islami:Këtë vit e kemi edicionin e gjashtë të ‘Vrapo Baba dimër’

“Këtë vit e kemi edicionin e gjashtë të ‘Vrapo Baba dimër’ ku baba dimrat vetëm kanë nisur me ardh për me arrit në finish.Ku nga ky organizim tashmë që është tradicional ne këtë vit do t’i ndihmojmë dikun rreth 700 familje. E reja e këtij edicioni është se edhe KFOR-i ka bërë një donacion të konsiderueshëm”, thotë ai.

Për këtë organizim të lumtur dhe të kënaqur ishin edhe fëmijët. Azar Abdyli, tregon se po ndihet shumë i lumtur që po mundet t‘iu ndihmojë familjeve në nevojë

Abdyli:Unë kam ardhur në këtë garë me vrapu për t’i ndihmuar familjeve në nevojë

“Unë kam ardhur në këtë garë me vrapu për mi ndihmu familjeve në nevojë që të ndihen sa më të lumtur. Unë ndihem shumë mirë”, shton ai.

KFOR dje brenda shtabit kryesor në Prishtinë ka organizuar një maratonë të këtillë, duke mbledhur një shumë të parave për familjet në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat