Mos u nisni për Brezovicë e Prevallë, shembje të dheut dhe gurëve në Prizren

Kosova

Mos u nisni për Brezovicë e Prevallë, shembje të dheut dhe gurëve në Prizren

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 20:17
Brezovicë

Komunikacioni është bllokuar në rrugën Prizren-Prevallë si pasojë e shembjes masive të dheut dhe gurëve.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës dhe janë duke u marrë me rastin.

“Informojmë qytetarët qe kjo rruge do te jete e mbyllur deri ne njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kerkojme qe te shfrytezohen rrugë alternative tjera per Prevalle dhe Brezovicë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojme se rreth ores 18:20 eshte pranuar informata se ka shembje masive te dheut dhe gurëve te tuneli i parë  te rruges Prizren-Reqan.

Ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e policise dhe ekipet e emergjencës dhe jane duke u marre me rastin.

Informojmë qytetarët qe kjo rruge do te jete e mbyllur deri ne njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kerkojme qe te shfrytezohen rrugë alternative tjera per Prevalle dhe Brezovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat