​“Era Dimën” përmbyllë projektin për cilësinë e ajrit, kërkohet të punohet në përmirësim të ajrit në Kosovë

Kosova

​“Era Dimën” përmbyllë projektin për cilësinë e ajrit, kërkohet të punohet në përmirësim të ajrit në Kosovë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Përmes eventit “Era Dimën” është përmbyllur sot projektin trevjeçar për cilësinë e ajrit, mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MÇ). Përmes këtij aktiviteti përmbyllës u ritheksua nevoja për përmirësim të ajrit në Kosovë.

I Ngarkuar me Punë i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe u shpreh se të gjitha vendet duhet të marrin vendime të vështira me qëllim që të mbrojnë cilësinë e ajrit. 

Sipas tij, cilësia e ajrit në Kosovë është shpeshherë më e ndotur se ajo në Pekin e në New Delhi, prandaj ai u shpreh se mbështet një të ardhme të shëndetshme për qytetarët e Kosovës. 

Giacobbe: Kosova shpeshherë ka ajrin më të ndotur se Pekini e New Delhi 

“Të gjitha vendet duhet të marrin vendime se si të prodhojnë energji tash dhe në të ardhmen, si dhe si t’iu ofrojnë qytetarëve shërbime duke i ruajtur burimet natyrore dhe duke mos e dëmtuar mjedisin. Edhe Kosova duhet të përfshihet në këtë, ka shumë vendime të vështira që duhet të bëjë në muajt e ardhshëm. Ne po punojmë me partnerët tanë këtu për të caktuar caqe ambicioze për t’u larguar nga lëndët djegëse fosile shumë ndotëse dhe emetimi i gazrave. Kjo nuk është punë vetëm për qeverinë por edhe për qytetarët, çdonjëri ka një rol që duhet ta luajë. Në Kosovë ajri i ndotur është një nga aspektet negative dhe kjo ndikon në shëndetin tonë, ndotjet janë nga burimet njerëzore, emetimet nga veturat e vjetra, operacionet industriale që emetojnë gazra… Kur e shihni aplikacionin, e shihni se Prishtina shpeshherë është më e ndotur se sa Pekini, New Delhi, qytetet që ne mendojmë që janë vende me ndotje të madhe… Unë mbështes një të ardhme të shëndetshme ku të gjithë qytetarët e Kosovës do të përjetojnë një ajër të pastër rreth tyre, është një e ardhme dhe e tashme që mund të realizohet dhe këtë e kanë obligim qeveritarët ”, theksoi ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Mahmoud Bah u shpreh se përmes aktiviteteve për cilësinë e ajrit qytetarët e Kosovës do të përfitojnë më shumë llogaridhënie dhe transparencë gjithandej institucioneve në vend.

Bah shtoi se përmes qasjes në informacione mjedisore mund të rritet kontributi i Kosovës në arritjen e objektivave globale për luftimin e efekteve negative të ndryshimeve klimatike.

Bah: Përmes këtyre aktiviteteve qytetarët do përfitojnë transparencë më të madhe 

“Që nga dhjetori i vitit 2017 MÇÇ në Kosovë është partner për të investuar në fushat kryesore për të shtyrë rritjen e ekonomisë, zvogëlimin e varfërisë, zgjerimin e qasjes së energjisë elektrike dhe për të fuqizuar transparencën... Si rezultat i aktiviteteve të cilësisë së ajrit, qytetarët e Kosovës do të përfitojnë nga një transparencë të madhe dhe llogaridhënie gjithandej institucioneve të Kosovës dhe ngritja e vetëdijësimit për cilësinë e ajrit dhe sfidat që ndikojnë në komunitetin dhe mundësinë e komunitetit për të gëzuar një ajër të shëndetshëm për të jetuar qasja në të dhënat mjedisore dhe informacionet e nevojshme për të rritur kontributin e Kosovës në arritjen e objektivave globale drejt luftimit të efekteve negative të ndryshimeve klimatike”, theksoi Bah.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se përmirësimin e cilësisë së ajrit është ndër prioritet e tij në qeverisjes e tij. 

Ai theksoi se përmes shtrirjes së rrjetit të ngrohjes qendrore dhe ridefinimit të qendrës besojnë se do të përmirësohet cilësia e ajrit në kryeqytet. 

Përparim Rama, i cili sapo ka ardhur në krye të Prishtinës u shpreh se ndotjen e ajrit do e luftojnë edhe përmes zgjerimit të hapësirave gjelbëruese. 

Rama: Synojmë shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore dhe ridefinimin e qendrës 

“Projekte kyçe janë shtrirja e rrjetit të ngrohjes qendrore nëpër lagjet e reja dhe për këtë kërkoj bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë me MÇÇ-në edhe në projekte që kanë synim cilësinë e jetës së banorëve të Prishtinë, dhe njëkohësisht me rëndësi shumë të madhe dhe ruajtjen e pyjeve dhe zonave të gjelbra që për fat të keq po shkaktohet nga prerjet ilegale të drunjve... Në këtë kontekst kanë planifikuar projektin e ridefinimit të qendrës, e ky do nis nga pjesa e qytetit të vjetër e deri tek rrethi i flamurit. Deri tani në Prishtinë prioritet i është dhënë veturave ndërsa, shumë më pak transportit publik e gati hiq transportit alternativ apo këmbësorëve, synimi ynë është ta përmbysim këtë hierarki duke e vendosur këmbësorin të parin, transportin alternativ dhe atë publik të dytin dhe me numër të shtuar të autobusëve elektrik dhe autobusëve me lirim të ulët të gazrave ndërsa veturat do i lëmë të tretat apo fundit. Ridefinimi i qendrës parasheh krijimin e 6 pikave me parkingje nëntokësore që e shndërrojnë Prishtinën në 7 minuta qytet”, theksoi ai. 

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi u shpreh se përmes mbledhjes dhe publikimit të të dhënave për ajrin, synohet që të ndikohet në aspektin e përmirësimit të cilësisë së ajrit në Kosovës. 

Selimi: Me të dhënat e publikuar të shohim se si ta zbusim apo përmirësojmë cilësinë e ajrit 

“Janë mbajtur trajnime që Kosova të ketë një sistem operacional dhe rrjet të stacionit të monitorimit ë ajrit gjithsecili mund ta shkarkoj aplikacionin në baza të ditore për të parë sesi është gjendja në cilësinë e ajrit. Në të kundërtën nuk punojmë vetëm në ofrimin e të dhënave po gjithashtu edhe çfarë të bëjmë me të dhënat. Të dhënat në MÇÇ do të sigurohemi që të sjellin propozimet nga shoqëria civile përmes projekteve se çfarë të bëjmë dhe si të zbusim, si ta përmirësojmë dhe si t’i shfrytëzojmë të dhënat për personat e rrezikuar që të kenë shëndet më të mirë apo këshilla më të mira të sigurohemi që këto të dhëna të ndihmojnë të përmirësojnë e ndotjes së ajrit”, theksoi ai. 

Ndonëse virutalisht në këtë kësaj ngjarje u bashkuan edhe ekspertë dhe aktivistë të çështjeve klimatike, të njohur ndërkombëtarisht si, Wolfgang Blau, Romain Lacombe dhe Çhrista Hasenkopft, të cilët ndanë ekspertizën e tyre rreth cilësisë së ajrit. 

Në kuadër të kësaj konference u lansa edhe dokumentari përmbledhës mbi punën e MFK-së dhe partnerëve të saj drejt përmirësimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, si dhe libri “Era dimën” me rrëfime personale, arti dhe aktivizmi për të frymëzuar ndryshimet mjedisore në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat