Më 2020, u regjistruan gati dyfish më shumë lindje se vdekje në Kosovë

Kosova

Më 2020, u regjistruan gati dyfish më shumë lindje se vdekje në Kosovë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:55
Sa i përket lindjeve brenda territorit, 51.8 për qind e lindjeve ishin meshkuj, e 48.2 për qind femra

Për saktësisht 8920 është shtuar popullata e Kosovës në vitin 2020. Brenda territorit pati 21 mijë e 907 lindje, ndërsa u regjistruan 12 mijë e 987 vdekje, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Nataliteti është edhe më i lartë nëse merren shifrat e lindjeve brenda dhe jashtë Kosovës. Në total, brenda dhe jashtë Kosovës u regjistruan 28 mijë e 674 lindje. Ndërkaq u regjistruan 14 mijë e 514 vdekje.

Sa i përket lindjeve brenda territorit, 51.8 për qind e lindjeve ishin meshkuj, e 48.2 për qind femra. Te vdekjet brenda territorit, 55.6 për qind ishin meshkuj ndërsa 44.4 për qind femra.

Brenda e jashtë territorit u regjistruan 14 mijë e 738 kurorëzime. Mosha mesatare e të martuarve brenda territorit (13 mijë 463 kurorëzimeve) ishte 29-vjeçare.

Për 12 muaj janë regjistruar 1 614 raste shkurorëzimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat