​Sfidat e mësimit në kohën e COVID-it në Graçanicë

Kosova

​Sfidat e mësimit në kohën e COVID-it në Graçanicë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që punojnë në gjuhën serbe kanë organizuar zbatimin e mësimit online. Në fillim ky lloj mësimi hasi në vështirësi, por shumë shpejt të gjithë u mësuan me risitë.

Viti i ri shkollor nisi në shtator sipas sistemit online, më pas në varësi të situatës epidemiologjike dhe numrit të nxënësve të infektuar, iu dha mundësia të organizojnë mësime me prezencë fizike ose online.

Për shumë kënd, mësimi me prezencë fizike është një formë më e mirë edukimi, ndërsa nga ana tjetër, mësimdhënës të caktuar vlerësojnë se mësimi online është një formë më moderne dhe më e mirë e përvetësimit dhe transmetimit të njohurive.

Drejtori i Shkollës së Ndërtimtarisë dhe Komunikacionit në Graçanicë, Dejan Petkoviq, thotë se sipas rekomandimeve të të gjithë faktorëve relevantë, kjo shkollë e mesme profesionale ka organizuar me sukses mësimet online. Megjithatë, ai beson se për shkak të mënyrës së punës me fëmijët, mësimi i drejtpërdrejtë është më i mirë.

Petkoviq: Kujdesemi që mësimi praktik të mos mbetet mbrapa

“Sa i përket mësimit praktik gjatë periudhës online, mësimi praktik është formuluar në aftësimin për vozitje. [...] Nxënësit tanë bëjnë trajnime drejtpërdrejt, një automjet – një nxënës – një instruktor, në mënyrë që aftësimi praktik të mos mbetet fare prapa, pavarësisht se është online”, u shpreh Petkoviq.

Mësimdhënësja në shkollën me numrin më të madh të nxënësve në komunën e Graçanicës, Danijela Todoroviq, është mbështetëse e mënyrës standarde të mësimdhënies, sepse është mënyra më e mirë që nxënësi të fitojë njohuri, ndërsa mësimdhënësi e ka më të lehtë ta sheh se sa di nxënësi.

Todoroviq: Mësimi online nuk ka përparësi të madhe

“Mësimi online nuk ka përparësi të madhe, përparësia më e madhe është se tani vijon mësimi dhe të gjithë e dimë që fjala e gjallë është shumë e rëndësishme dhe thelbësore në çdo komunikim, veçanërisht në punën me fëmijët dhe marrjen e të gjitha njohurive të reja që u duhen fëmijëve, jo vetëm për statusin aktual por edhe për statusin e tyre më vonë”, thekson Todoroviq.

Mësuesit dhe studentët shumë shpejt u mësuan me Google Classroom, me ndjekjen e mësimit në një kanal të veçantë televiziv, duke dërguar detyrat e shtëpisë përmes aplikacioneve të ndryshme.

Edhe pse pritej ndryshe, edhe fëmijët donin të shkonin në shkollë dhe të ndiqnin mësimet me prezencë fizike. Të njëjtin mendim e ka edhe njëmbëdhjetëvjeçari Luka Stojanoviq, nxënës i klasës së pestë.

Stojanoviq: Më mirë kur shkoj në shkollë

“Për mua është më mirë kur shkoj në shkollë çdo ditë sepse jemi në klasë, kur jemi në shkollë jemi më aktivë sesa online, sepse ashtu fëmijët janë më joaktivë, disa ndjekin mësimet e disa jo… Kur shkojmë në shkollë është shumë më e lehtë sepse mësuesi na shpjegon shumë gjëra dhe ne i mbajmë mend, dhe i shkruajmë në mënyrë që ato gjëra t’i dimë gjatë testimeve”, tha 11-vjeccari.

Koha ka treguar gjithashtu se mësimi online ka të metat e saj, sepse pabarazitë sociale tani janë bërë më të dukshme.

Për prindërit e nxënësve me gjendje më të dobët financiare, është bërë një sfidë e vërtetë t'u sigurojnë fëmijëve telefona të mençur, laptop, kompjuter, apo tabletë, sidomos kur në familje ka më shumë nxënës. Mundësitë e ndryshme të qasjes në internet dhe cilësisë së sinjalit janë pjesë e rrethanave jo të mira dhe rënduese të ndjekjes së mësimeve online.

OJQ “Putevima sunca” (Rrugëve të diellit) nga Graçanica ka vite që punon me fëmijët dhe organizon punëtori të shumta në fushën e të drejtave të fëmijëve. Drejtoresha e kësaj organizate, Snezhana Mihajloviq, thekson se për shkak të pandemisë, edhe ata janë dashur të përshtaten me rregullat e reja në punën e tyre.

Mihajloviq: Organizuam aktivitete online

“Ashtu si gjithë të tjerët, edhe ne na ka penguar kjo pandemi, na u desh që shumë aktivitete me fëmijët t’i shtymë ose ti ndërpresim, ndërsa disa aktivitete t’i anulojmë, për të shtuar disa aktivitete të reja që lidhen me parandalimin e COVID-it”, thotë Mihajloviq.

Ata organizuan gjithashtu seminare të shumta online me temën e dhunës ndaj bashkëmoshatarëve, të drejtat e fëmijëve dhe rreziqet që fshihen në internet. Mihajloviq thotë se është përkrahëse e mësimdhënies online dhe se ky lloj mësimi ka përparësi të shumta.

Mihajloviq: Mësimi online ka përparësitë e saj

“Kjo nuk është aspak mënyrë e keqe mësimit. Mund të them që Google Classroom është shumë i lehtë për t'u përdorur, sidomos kur flasim për stafin mësimor, për ata persona që kanë kontakt për herë të parë me të. Nuk është aspak e komplikuar, platforma MUDL është shumë më e ndërlikuar. Dua të them se kjo nuk është aspak një sferë e panjohur. Çfarë ka këtu mirë?... Është mirë që lini materiale elektronike ku fëmijët mund të bashkohen dhe të shikojnë çfarë të duan. Ju mundeni shumë lehtë të organizoni një takim dhe orë mësimi online, dhe është pothuajse sikur të jeni në klasë”, sqaron Mihajlović.

Mësimi online nuk është asgjë e re. Kjo metodë e mësimit në distancë është përdorur në botë për një kohë të gjatë. Ajo filloi të zbatohej në vendin tonë vetëm me paraqitjen e pandemisë COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat