Kastrati ngushëllon familjen Sertolli në Bellanicë

Kosova

Kastrati ngushëllon familjen Sertolli në Bellanicë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:56
Isuf Sertolli

Pas vdekjes së hershme të kryetarit të fshatit Bellanicë, mësuesit dhe drejtorit të shkollës, Isuf Sertolli, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes.

“Ikja e hershme dhe e papritur e Isufit, na ka tronditur të gjithëve, pasi përveç moshës, ai ka qenë një mësues dhe drejtor i mirë, një aktivist i jashtëzakonshëm që i ka dhënë shumë fshatit dhe gjithë jetën ka punuar për qytetarët.

Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta.

Isufi do të na mungoj dhe vdekja e hershme e tij është humbje e madhe për të gjithë, por ju të jeni të fortë dhe krenar, për kontributin e tij për të gjithë ne”, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit, që kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka dërguar familjes Sertolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat